Rasti i zhdukjes së 62-vjeçarit Bajram Gashi është mbyllur me fund të mirë, pasi ai është gjetur shëndosh e mirë në Gjermania.
Ai ishte raportuar i humbur më 14 prill në Kroacia, ndërsa familjarët dhe autoritetet kishin nisur kërkimet për zbardhjen e fatit të tij.
Lajmin për gjetjen e tij e ka konfirmuar familja, e cila ka bërë të ditur se 62-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, duke i dhënë fund shqetësimit disa ditor.
Ai është shtetas kroat, i lindur në vitin 1964 në Sferkë të Klinës, me banim në Rijekë. Ai përshkruhet si rreth 190 centimetra i gjatë, me trup të hollë, flokë ngjyrë gështenjë dhe sy blu.
62 vjeçari, në momentin e zhdukjes, kishte të veshur një xhaketë të gjelbër prej kanavace, si dhe këpucë të bardha lëkure me thembra gri.