E martë, 16 prill 2024
  • Zgjidh atë klasiken e përjetshme, kur ke një takim por nuk ke ç’të veshësh ose kur nuk të pëlqen asgjë

    Kur flitet për veshje klasike dhe të pandashme nga garderoba është në krye të listës edhe këmisha e bardhë. Ajo vjen në prerje të ndryshme dhe kombinohet me çdo gjë, madje mund të quhet pasaporta e kombinimeve.

    Nuk ke çfarë të veshësh për një takim formal? Nxirr nga dollapi një këmishë të bardhë.

    Do të biesh në sy në takimin e parë me atë? Vish një këmishë të bardhë.

    Keni pafundësi zgjedhjesh, duke nisur nga këmishat e gjera, tek ato të ngushta që theksojnë belin.

    I vishni me xhinse, pantallona të zeza, funde, çdo gjë.

1 / 5