Zëdhënësi i FC Prishtina: Sot kanë ndërruar jetë dy ikona, futbollisti i madh dhe tifozi i madh

Futboll

Zëdhënësi i FC Prishtina: Sot kanë ndërruar jetë dy ikona, futbollisti i madh dhe tifozi i madh

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 17:39
Avni Durmishi

Avni Durmishi, zëdhënës i klubit me renome të futbollit Prishtina, sot është i tronditur, duke e quajtur ditën e premte si ditë e zezë.

“Çfarë dite e kobshme!
Sot kanë ndërruar jetë dy ikona të qytetit, futbollisti i madh Shefqet Sinani dhe tifozi i madh, Agim Neziri (Kalisha - kështu e kam njoft unë).

Me Shefqetin kam pas kënaqësinë dhe nderin deri para 3 vitesh pothuajse çdo ditë me pi kafe, por nga mendja e një djali të papjekur edhe pse jo me moshë, qysh na pat bashku futbolli, njëjtë për arsye banale me pat nda prej njanit që unë kom ndje ngazëllim sa herë kom nejt me të. 

Shefqeti ka mbet njani prej me të dashurve në zemrën teme e ishalla ma ka bë hallall!
Kalisha ka qenë një ndër frymëzimet e para të mija për dashni ndaj klubit.

Ngushëllime me të përzemërta familjeve!”, ka shkruar Durmishi në faqen e profilit të facebookut të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat