Xhela me violinë, sulmuesi i Kosovës çartet me muzikë: Kur ta ktheva Kosovë shpinën 

Futboll

Xhela me violinë, sulmuesi i Kosovës çartet me muzikë: Kur ta ktheva Kosovë shpinën 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:47
Xhela me violinë, sulmuesi i Kosovës çartet me muzikë: Kur ta ktheva Kosovë shpinën 

Xheladin Abazi apo i njohur si Xhela, pothuajse mbrëmë ia qiti flakën me muzikë gjatë një ndeje me futbollistët e kampionit të Kosovës, Dritës nga Gjilani.

Nga futbollistët si gjithmonë, më i hareshmi Astrit Fazliu, këndonte me tërë fuqinë. 

Ajo që emocionoi më së shumti kur e këndoi këngën: Kur ta ktheva Kosovë shpinën!

Image

A mos vallë, se Astriti një ditë po ia kthen shpinën Kosovës, kështu la të kuptojë edhe kënga e tij  

Në disa momente, Xhela me violinë e ndezte me fort Astritin e çaraveshur, duke krijuar atmosferë të rrallë.

Kjo atmosferë më shumë u organizua shoqërisht, në shenjë të vitit të suksesshëm, në kohë të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat