Zidane më në fund deklarohet rreth largimit të mundshëm të Sergio Ramos

Futboll

Zidane më në fund deklarohet rreth largimit të mundshëm të Sergio Ramos

Më: 8 janar 2021 Në ora: 19:37
Zidane dhe Ramos

Vazhdon edhe më tutje të jetë një nga temat më të përmendura.

Bëhet fjalë për largimin e mundshëm të Sergio Ramos në fund të këtij edicioni.

Qendër-mbrojtësit spanjoll në verën e këtij viti, i skadon kontrata me madrilenët, teksa tani ai ka të drejtë të bisedojë me skuadrat e tjera.

Megjithatë, trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, beson se ai do të qëndrojë në “Bernabeu”.

Tekniku francez ka thënë se ai momentalisht është aty, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat, me shpresën se të gjithë atyre që u skadojnë kontratat, do t’u rinovohen.

“E rëndësishme është që ai është këtu, ne do të shohim çfarë do të ndodhë. Me rëndësi çdo gjë do të rregullohet.

Shpresoj që të gjithë lojtarët që nuk kanë rinovuar, ta bëjnë atë sa më shpejtë”, tha ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat