Mehmeti: Jam i mërzitur

Futboll

Mehmeti: Jam i mërzitur

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:33
Mehmeti: Jam i mërzitur

Mesfushori i Kastrioti, Xhuljo Mehmeti, shënoi golin e barazimit në frymën e fundit, përballë Skënderbeut, duke shmangur humbjen e skuadrës krutane. Në prononcimin për “Gol pas Gol”, futbollisti u shpreh:

“Kisha mundësi të shënoja më shpejtë. Nuk jam shumë i kënaqur, jam i mërzitur. Do të kisha dëshirë të shënoja më herët. Kisha raste shumë të pastra.

Pres akoma më shumë në aspektin personal. E shoh vetëm që kam mundësi të shprehem më shumë.

Personalisht mendoj se Korça luan futboll më mirë se Apolonia dhe Bylisi. Luan futboll modern, trajnerin e njoh. Nuk është se kemi frik, besoj se objektivin do të arrijmë, nëse nuk hyjmë në panik.

Kemi gabuar shumë rëndë, lojën e kishim në dorë. Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i mirë për ne. Futbolli i tillë është, nëse nuk shënon do të pësosh. Paniku, çdo gjë bën të vetën”, u shpreh Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat