​Koeman lavdëron Messin pas paraqitjes fantastike ndaj Granadas

Futboll

​Koeman lavdëron Messin pas paraqitjes fantastike ndaj Granadas

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:00
​Koeman

Trajner i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur i lumtur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Granadas me rezultat 4-0 ku edhe e ka lavdëruar paraqitjen fantastike të Lionel Messit i cili realizoi dy gola si dhe ka folur edhe për mundësitë që Barcelona i ka për të luftuar për titull në këtë edicion.

"Ishte e vështirë për ne të hynim në ndeshje, por kishim qetësi shpirtërore në zotërimin e topit. Është një fitore e rëndësishme, ne e dinim situatën në të cilën ishim dhe e dinim se nuk mund të humbnim më. Një javë e mirë me tre ndeshjet e fituara dhe me futboll të mirë. Ne kemi treguar se ekipi po rritet, gjithashtu edhe në vetëbesim. Ne kemi shënuar katër gola, është diçka shumë pozitive dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ka ditë si sot kur na duhen pak mundësi për të shënuar ", u shpreh Koeman.

Më pas Koeman foli edhe për garën për titull.

"Kjo nuk varet vetëm nga një lojtar, varet nga mentaliteti i ekipit. Nëse të gjithë janë mirë dhe në formën e tyre më të mirë, ata mund të luftojnë. Me distancën që kemi është e vështirë, por këtë javë kemi luajtur mirë dhe më jep besim ”.

Leo Messi?

"Barça ka nevojë për Leon, për shkak të rëndësisë, efektivitetit të tij ... ne kemi nevojë për të. Të luftojmë për tituj. Falë rezultatit, ne kemi qenë në gjendje ta zëvendësojmë atë dhe Pedrin. Messi përpiqet me më të mirën e tij për të ndihmuar ekipin. Kohët e fundit ai po bën mirë, në mënyrë shumë efektive. Ai gjithmonë ka qenë shumë i motivuar. Tani ai shënon më shumë, por ai gjithmonë ka qenë i përfshirë.”, tha në fund tekniku holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat