​Flet Zidane: Ndeshja duhej shtyrë. Kthimi në Madrid? Nuk e di

Futboll

​Flet Zidane: Ndeshja duhej shtyrë. Kthimi në Madrid? Nuk e di

Më: 9 janar 2021 Në ora: 23:34
Zidane

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në ballafaqim me Osasunën në La Liga.

Ndeshja u zhvillua në një teren jashtëzakonisht të vështirë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe kjo bëri që niveli i lojës të ishte shumë i ulët, përcjell KosovaPress.

Një shqetësim të tillë e ka ngritur edhe trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane menjëherë pas ndeshje duke thënë se kjo ndeshje është dashur të shtyhej.

“Kjo nuk ishte një ndeshje futbolli. Do të duhej të suspendohej.”, tha shkurtimisht Zidane pas ndeshjes.

Madje tekniku francez ka deklaruar se as nuk e di nëse skuadra do të mund të kthehet tani në Madrid.

“Ne nuk e dimë ende këtë.”, shtoi ai.

Kujtojmë se udhëtimi i skuadrës së Real Madridit drejt Osasunas ishte më shumë probleme ku për shkak të kushteve të rënda klimatike, avioni i tyre nuk mund të ateronte në pistë për rreth tri orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat