Llapi konfirmon miqësoret e para në Turqi, përballet me skuadrën nga Rusia dhe atë nga Bullgaria

Futboll

Llapi konfirmon miqësoret e para në Turqi, përballet me skuadrën nga Rusia dhe atë nga Bullgaria

Më: 10 janar 2021 Në ora: 06:09
Llapi

Llapi ka konfirmuar dy miqësoret e para të fazës përgatitore në Turqi.

Skuadrat në fjalë janë Tom Tomsk nga Kategoria e Dytë e Rusisë dhe Arda Kardzhali nga Liga e Parë e Bullgarisë.

“Skuadra e Llapit ka nisur përgaditjet për edicionin pranveror më 4 janar. Faza e parë e përgaditjeve është duke vazhduar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, aty ku skuadra do punoj deri në fundjavën e ardhshme dhe më pas për fazën e dytë udhëton drejt Antalyas (orari i nisjes caktohet të hënën) për fazën finale të përgaditjeve.

Ndeshja ndaj Tom Tomsk do zhvillohet më 22.01.2021 në Antalya, kurse ndeshja ndaj Arda Kardzhali nga Liga e Parë Bullgare zhvillohet dy ditë më vonë, poashtu në Antalya”, thuhet nder tjera në postimin e Llapit.

Koha e zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve dhe dy ndeshjeve që do caktohen në ndërkohë do mësohet ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat