Juve publikon listën ndaj Sassuolo, rikthehet Morata

Futboll

Juve publikon listën ndaj Sassuolo, rikthehet Morata

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:28
Morata

Juventus do të ndeshet me Sassuolo në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në ndeshjen ndaj Sassuolos që do luhet sot në orën 21:00, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

Pas lajmeve të këqija që kapluan “Bianconerët”, se mbrojtësit, Matthijs De Ligt, Juan Cuadrado dhe Alex Sandro do të mungojnë shkaku i rezultimit pozitiv ndaj COVID-19, lajmi i mirë është që, në 23 lojtarët e ftuar nga trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, figuron se Alvaro Morata është rikthyer në skuadër dhe është i gatshëm për lojë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshje.

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.

Mrojtës: Chiellini, Danilo, Bonucci, Demiral, Di Pardo, Frabotta, Dragusin.

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Bentancur, Bernardeschi, Rabiot.

Sulmues: Portanova, Fagioli, Kulusevski, Cristiano Ronaldo, Dybala, Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat