Sulmuesi i shumëdëshiruar nga Juventus

Futboll

Sulmuesi i shumëdëshiruar nga Juventus

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:17
Sulmuesi i shumëdëshiruar nga Juventus

Juventus në këtë merkato është duke këmbëngulur për të gjetur një sulmues i cili mund të zëvendësojë Alvaro Moratën në momentet kur spanjolli nuk është i gatshëm.

Ronaldo apo Dibala janë munduar në këtë sezon ta bëjnë “pykën”, mirëpo trajneri Andrea Pirlo kërkon një lojtar që atë pozicion ta ketë natyral.

Kështu, preferenca e torinezëve prej verës së kaluar është Arkadiush Milik. Polaku e mbyll kontratën me Napolin pas gjashtë muajve dhe është jashtë projektit teknik të të kaltërve, mirëpo presidenti Aurelio De Laurentis nuk bën “skonto” dhe për 26-vjeçarin kërkon të paktën 10-15 milionë euro.

Një shifër që bardhezinjtë e shohin të ekzagjëruar kur lojtari del i lirë në verë, ndaj në ditët e ardhshme pritet të ketë sërish negociata për ta ulur disi këtë vlerë teksa Milik për Juventusin është plani A të cilin kërkojnë ta përfundojnë me sukses.

Drejtuesit kërkojnë ta kenë polakun në organikë, ndërsa opsionet e tjera si Lorente, Pele apo Skamaka i Xhenoas nuk bindin dhe nuk do të shtonin shumë vlerën e organikës aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat