Lajm i keq për trajnerin e Napolit

Futboll

Lajm i keq për trajnerin e Napolit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:54
Lajm i keq për trajnerin e Napolit

Lajm i keq për skuadrën e Napolit dhe Gatuzon, mbrojtësi grek Kostas Manolas ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.

Këtë lajm e konfirmon vetë klubi nga Kampanja e cila me anë të një komunikate zyrtare njofton këtë dëmtim:

“Kostas Manolas, doli nga fusha pas vetëm 15 minutash lojë në ndeshjen ndaj Udinezes në Friuli, dhe u zëvendësua pas një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë.”, përfundoi komunikatën klubi i kaltër.

Në fakt, klubi nuk jep detaje sesa do të jetë koha e rikuperimit të mbrojtësit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat