Juventusi kualifikohet pas 120 minutave

Futboll

Juventusi kualifikohet pas 120 minutave

Nga: K.Goca Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:14
Juventusi kualifikohet pas 120 minutave

Juventusi nga Torino me shumë mund u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Italisë. 

'Zonja e Vjetër' u kualifikua pas 120 minutave, duke e mundur me rezultat 3:2 Genoa-n. 

Takimi në kohën e kohën e rregullt përfundon baras (2:2), por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta vendasit triumfojnë. 

Për Juve shënuan Kulusevski (2'), Morata (23'), Rafia (105') dhe për Genaon Czyborra (28') e Melegoni (74'). 

Juventusi kualifikohet më tej, Genoa e pafat. 

Duhet theksuar se Cristiano Ronaldo u paraqit nga minuta e 88-të për Juventusin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat