Zbulohen prapaskenat: Juventus kishte mundësinë të nënshkruante me Haaland, por zgjodhi një lojtar tjetër

Futboll

Zbulohen prapaskenat: Juventus kishte mundësinë të nënshkruante me Haaland, por zgjodhi një lojtar tjetër

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:22
Erling Haaland

Gazetari i beIN Sports, Tancredi Palmeri, ka raportuar se Juventus kishte mundësinë të nënshkruante me Erling Haaland 12 muaj më parë.

Palmeri shpjegno se Juventusi e kishte mudësinë të nënshkruante me 20 vjeçarin për 45 milion euro.

Megjithatë, klubi italian vendosi në fund që të nënshkruajë me lojtarin Dejan Kulusesvki.

Kjo pasi, Haaland kërkoi që të luajë si titullar, gjë të cilën Juventus nuk mundi ta ofrojë për të.

Ata i treguan Haalandit se ai mund të luajë si titullar vetëm për grupmoshta 23 vjeçare dhe sigurisht të inkuadrohet me ekipin e parë herë pas here.

Rikujtojmë që Haaland është njëri nga lojtarët më të mirë në botë për momentin dhe ka shënuar më shumë se 40 gola për Dortmundin në vetëm 42 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat