Manchester Unitedi nuk heq dorë

Futboll

Manchester Unitedi nuk heq dorë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:17
Manchester Unitedi nuk heq dorë

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë për Declan Rice.

Mediat angleze kanë raportuar të premten se “Djajtë e Kuq”, janë duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e West Hamit.

Klubi anglez është duke planifikuar t’i ofrojë shërbimet e Jesse Lingard, Nemanja Matiqit dhe Phil Jones, për t’i siguruar shërbimet e Rice.

Në garë për 22-vjeçarin janë edhe Liverpooli, Manchester City dhe Chelsea.

West Hami, për ta liruar Rice po kërkon mbi 70 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat