Arbnor Morina flet për ndeshjen ndaj Suedisë: Nuk guxojmë të jemi inferiorë në mesfushë, barazimi do të ishte rezultat i kënaqshëm

Futboll

Arbnor Morina flet për ndeshjen ndaj Suedisë: Nuk guxojmë të jemi inferiorë në mesfushë, barazimi do të ishte rezultat i kënaqshëm

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:43
Arbnor Morina

Kombëtarja e Kosovës do të ketë përballë Suedinë me 28 mars të këtij viti.

Kosova dhe Suedia ballafaqohen të dielën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Pritet një ndeshje mjaft e vështirë për “Dardanët” kur dihet se Suedia tradicionalisht ka qenë në mesin e kombëtareve të respektuara evropiane.

Në lidhje me këtë ndeshje është prononcuar trajneri i mirënjohur, Arbnor Morina.

Morina tha se kjo ndeshje pritet të jetë shumë e vështirë edhe për faktin se suedezët kanë cilësi shumë të mira në aspektin individual e kolektiv.

“Ndeshje ndaj Suedisë është e vështirë duke e ditur se do të kemi mungesa në formacion. Poashtu duke e ditur lojën e fortë të suedezëve në aspektin individual e të cilët këtë pikë dijnë mirë ta kthejnë edhe në aspektin kolektiv. Mendoj që nuk guxojnë të mbetemi inferior në mesfushë dhe se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje ” tha fillimisht Morina.

Më pas ai tha se do të jetë interesant se kush do të luajë në mbrojtje dhe në mesfushën defanzive të Kosovë, si dhe më pas foli për mundësinë që Kosova të aplikojë lojë të njëjtë si me Lituaninë.

“E tëra varet se kush do të luajë në pozitat e qendërmbrojtësve dhe në mesfushën defanzive, sepse me Lituaninë ishim shumë ofanziv e një gjë e tillë me Suedinë me siguri nuk do të na lejojnë kundërshtarët” vazhdoi ai.

Krejt në fund ai tha se sipas tij edhe barazimi do të ishte rezultat i kënaqshëm.

“Sipas meje edhe barazimi do të ishte rezultat i kënaqshëm” përfundoi Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat