Barcelona përgatit kontratë katërvjeçare për Dembelen

Futboll

Barcelona përgatit kontratë katërvjeçare për Dembelen

Më: 8 prill 2021 Në ora: 15:46
Ousmane Dembele

Barcelona është e interesuar të rinovojë kontratën me sulmuesin Ousmane Dembele, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022.

23-vjeçari është i lidhur me largimin nga “Camp Nou”, duke marrë parasysh që kërkohet nga Manchester United dhe Juventus.

Trajneri Ronald Koeman thuhet se është i kënaqur me paraqitjen e sulmuesit, që ka shënuar këtë edicion 10 gola.

Sipas sport, Barcelona dëshiron t’ia vazhdojë kontratën francezit deri në vitin 2025 dhe në rast se nuk pranon do jetë në listën e shitjeve.

Presidenti Joan Laporta është duke synuar ta përforcojë skuadrën para se të nis Evropiani 2020 në qershor, andaj prioritet është rinovimi me disa yje.

Dembele është te Barcelona që nga viti 2017 duke bërë 110 paraqitje shënuar 23 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat