Arbëria në krizë, 6 ndeshje pa fitore, Trepça ’89 fiton pikët e qetësisë 

Futboll

Arbëria në krizë, 6 ndeshje pa fitore, Trepça ’89 fiton pikët e qetësisë 

Nga: K.Goca Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:01
Arbëria në krizë, 6 ndeshje pa fitore, Trepça ’89 fiton pikët e qetësisë 

Arbërisë nga Dobraja e Madhe e Lipjanit nuk po i shkon në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kësaj radhe në cilësinë e vendasit pësuan humbje me 1:0 nga Trepça ’89 e Mitrovicës. 

Skuadra nga Dobraja e Madhe është në krizë të rezultateve, e cila ka gjashtë javë pa fitore përveç një barazimi, të gjitha humbje.   

Në minutën e 9-të, Arbnor Muja asiston te Adenis Shala dhe ky i fundit realizon për fitoren e madhe.

Arbëria mbetet në vend të nëntë me 27 pikë dhe Trepça ’89 në mes të tabelës përkatësisht në të pestën me 35 sosh pas 28 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat