Messi dhe tabuja “Real Madrid”

Futboll

Messi dhe tabuja “Real Madrid”

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:16
Messi dhe tabuja “Real Madrid”

23 prill 2017. Real Madridi dhe Barcelona po barazojnë 2-2 në “Clásico” e luajtur në “Bernabeu”. Por kur barazimi duket se merret i mirëqenë, Lionel Messi shfaqet në minutën e 90-të. Mposht Keylor Navas dhe i jep fitoren Barçës. Dhe shfaqja e famshme e paraqitjes së fanellës azulgrana para tifozëve të Realit…, në shtëpinë e “armikut”: Zotërinj, unë jam mbreti këtu!

Ishte një klasike e veçantë, ajo që u ngjit në skenë gati 4 vjet më parë. Për Barcelonën, por veçanërisht për Messin. Në atë mbrëmje, në fund të prillit, kampioni argjentinas shënoi një gol vendimtar kundër Real Madridit. Ai do të shënonte një tjetër gol në dhjetor të atij viti, në rezultatin bombastik 3-0, gjithmonë në “Bernabeu”, edhe një tjetër në maj 2018 (2-2 në “Camp Nou”). Megjithatë, jo gola vendimtarë për fitoren.

Kjo është historia e çuditshme e marrëdhënies së diskutueshme të kohëve të fundit midis Real Madridit dhe Messit, i cili gjithmonë iu ka shënuar shumë rivalëve të mëdhenj, madje i shkatërroi i vetëm në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve (2010/11). Gjithsesi, kohët e fundit duket se e humbi shkëlqimin e viteve më të mira.

Janë bërë 6 klasike pa shënuar Messi. E fundit, në fakt, daton nga 6 maji 2018. Duke marrë parasysh që tema e diskutimit është një alien, që shënon mesatarisht deri në 30 gola për kampionat, bie në sy “thatësira” e argjentinasit. Ndonjëherë Barcelona ka fituar edhe pa të, si në 5-1 e tetorit 2018, kur argjentinasi kishte parakrahun e thyer. Herë të tjera, Messi ishte atje, por nuk shënoi. Që nga shkurti i vitit 2019 ka ndodhur 6 herë, në fakt: 4 në kampionat, plus 2 ballafaqime në Kupën e Mbretit.

Prej atëherë del edhe një fakt tjetër. Mendoni për këtë: që kur rivali i përjetshëm, Cristiano Ronaldo, u largua nga Real Madridi për të kaluar te Juventusi, një histori e verës 2018, Messi nuk ka shënuar më ndaj të bardhëve. Është thjesht një rastësi kurioze, pa dyshim. Por, kjo të bën të mendosh të njëjtën gjë.

Sigurisht, Messi ka shënuar pa pushim ndaj Real Madridit, jo vetëm në gjysmëfinalen e paharrueshme (për të) të Ligës së Kampionëve 2011. Në total ka realizuar 26 gola në 44 klasike, një shifër e madhe. Për rekord, Reali është kundërshtari me të cilin Leo është përballur në disa raste gjatë karrierës së tij: 44 herë, në fakt. Këtë të shtunë do të jetë klasikja e 45-të për argjentinasin.

Sidoqoftë, siç u përmend, rekordi i tij i fundit është mjaft i dobët. Messi nuk ka shënuar në 6 përplasjet e fundit me “Los Blancos”. “Agjëroi” edhe në ndeshjen e fazës së parë të këtij kampionati (3-1 për Realin), mbeti tërësisht në hije. Kjo erdhi nga grindja disa javë më parë me menaxhmentin dhe presidentin Bartomeu, nga intervista e famshme për “Goal”, nga një dëshirë jo shumë e fshehur për t’u larguar.

Klasikja e mbrëmjes së sotme do të jetë një lloj “pellgu ujëmbledhës” i sezonit. Barcelona nuk ka humbur në 9 ndeshjet e fundit radhazi, në të gjitha garat. Në La Liga ka 16 fitore dhe 4 barazimeve në 20 ndeshjet e fundit, duke mbajtur vendin e dytë në klasifikim, vetëm një pikë larg udhëheqësit, Atletico Madrid. “Rojiblancos” kanë humbur ish-binjakun e Messit, Suarez, për shkak të lëndimit. Dhe tani ndiejnë frymën e katalanasve në qafë…

Më prapa, si i treti e vërteti, është Real Madridi. I cili në të njëjtën mënyrë ëndërron të fitojë titullin, që në një moment të caktuar të sezonit dukej i vështirë edhe për t’u menduar. Por, pengesë do të jetë Messi. Dikur një “vrasës” i të bardhëve, sot më pak. Sidoqoftë, i etur për të thyer një tabu që vazhdon prej 3 vitesh tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat