Formacionet zyrtare të takimi Bayern – Union Berlin, mungon Leon Dajaku

Futboll

Formacionet zyrtare të takimi Bayern – Union Berlin, mungon Leon Dajaku

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:07
Formacionet zyrtare të takimi Bayern – Union Berlin, mungon Leon Dajaku

Bayern Munich është nikoqir i Union Berlinit në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë në këtë takim vije pas pesë fitoreve radhazi në Bundesliga, por që në mesjavë është mposhtur nga PSG në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër skuadra kryeqytetase në pesë takimet e fundit ka një fitore, një humbje dhe tri barazime.

Leon Dajaku, sulmuesi i Bayern Munich i huazuar tek Union Berlin nuk është pjesë e skuadrës për takimin e sotëm.

Hansi Flick ka shumë mungesa për këtë takim, ku më të rëndësishmet padyshim që janë ato të Robert Lewandowskit, Alphonso Davies, Serge Gnabry, Leon Goretzka apo Niklas Sule.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer; Sarr, Boateng, Javi Martínez, Stanisic; Kimmich, Tiago Dantas; Coman, Müller, Musiala; Choupo-Moting

Union Berlin: Luthe; Knoche, Friedrich, Lenz, Trimmel, Prömel, Andrich, Bülter, Endo, Kruse, Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat