Zhegrova shkëlqen te Baseli me dy gola ndaj Luzern

Futboll

Zhegrova shkëlqen te Baseli me dy gola ndaj Luzern

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:43
Zhegrova shkëlqen te Baseli me dy gola ndaj Luzern

Baseli e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Luzern si mysafir me rezultat 3:1.

Louis Schaub shënoi golin e parë në ndeshje për Luzernin, ndërsa Basel barazoi me Darian Males.

Pas këtyre dy golave ishte momenti i sulmuesi tonë Edon Zhegrova.

Djaloshi nga Prishtina fillimisht shënoi në minutën e 18-të të ndeshjes.

Nuk vonoi shumë dhe ai gjeti edhe golin e dytë personal.

Ylli jonë shënoi në minutën e 22-të të ndeshjes për 3-1.

Në pjesën e dytë Zhegrova mund ta kompletojë het-trikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat