Vaksina para Europianit për lojtarët

Futboll

Vaksina para Europianit për lojtarët

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:24
Vaksina para Europianit për lojtarët

Duket se do të jetë me detyrim vaksinimi i futbollistëve të cilët do të marrin pjesë në Europian këtë verë.

UEFA kërkon të shmangë çdo mundësi që në mes të turneut të nisë një valë infektimesh në mes kombëtareve. Në këtë formë, po bëhet gjithnjë e më e fortë ideja që lojtarët t’i nënshtrohen vaksinimit dhe të jenë të sigurtë.

Nga ana tjetër, UEFA i qëndron fort idesë për ta luajtur turneun me tifozë dhe është duke larguar nga axhenda stadiumet që nuk ia përmbushin kërkesën.

Kujtojmë, se Europiani është menduar të zhvillohet në disa vende të ndryshme, teksa Anglia është ajo e cila ka mundësinë për të pritur më shumë takime duke qenë se në Britani, deri tani janë kampionët e vaksinimit në Europë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat