Derbi i javës së 31-të në Ligën Premier i takon Unitedit: Djajtë e Kuq fitojnë në udhëtim te Tottenhami

Futboll

Derbi i javës së 31-të në Ligën Premier i takon Unitedit: Djajtë e Kuq fitojnë në udhëtim te Tottenhami

Më: 11 prill 2021 Në ora: 19:39
Pamje nga ndeshja

Manchester United ka arritur të marrë fitore jetike ndaj Tottenham Hotspurit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 31-të në Ligën e Premier.

Djajtë e Kuq arritën të tundin rrjetën e Spurs në minutën e 35-të me anë të Edinson Cavanit, mirëpo VAR-i e anuloi atë për një ndërhyrje të palejueshme ndaj një lojtari të vendasve.

Por, Tottenhami ishte ekipi që shënoi golin e parë me anë të Heung-Min Son (40’), që u asistua nga Lucas Moura.

Në 45 minutat e dytë, lojtarët e Ole Gunnar Solskjaer ishte spektakolar, pasi ia dolën të përmbysin rezultatin.

Ishte minuta e 57-të, kur mysafirët ia dolën t’i barazonin shirat në 1-1 me golin e realizuar nga Fred.

Lojtarët e Unitedit u frymëzuan nga ky gol i barazimit dhe ia dolën të shënonin edhe dy të tjerë.

Në minutën e 79-të, sulmuesi uruguaian tani iu gëzua golit dhe nuk zhgënjye nga VAR-i, pas një asistimi maestral nga Bruno Fernandes.

Për të vulosur fitoren  Unitedit u përkujdes Mason Greenwood në minutën e 90+6-të, duke shënuar për 3-1.

Pas javës së 28-të, Manchester United vazhdon të jetë në vendin e dytë me 63 pikë, derisa Tottenhami është në të shtatin me 49 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat