Trajneri i Istogut me kërkesë: Delegimi i referëve të jetë i pavarur, mos të dëmtohemi në vazhdimësi, ne nuk bëjmë matematika

Futboll

Trajneri i Istogut me kërkesë: Delegimi i referëve të jetë i pavarur, mos të dëmtohemi në vazhdimësi, ne nuk bëjmë matematika

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:22
Trajneri i Istogut, Mehdi Arifaj

Klubi i Istogut, që bën gara në Ligën e Parë, është duke u dëmtuar nga vendimet e referëve. Për këtë shkak, ky ekip do ta ketë problem inkuadrimin në Superligë edhe pse ishin kandidatë serioz.  

Trajneri i Istogut, Mehdi Arifaj ka kërkuar nga organet e delegimit të referëve: “Delegimi të jetë i pavarur dhe jo me qëllim të caktuar dhe mos të dëmtohemi në vazhdimësi si në ndeshjet kundër KF Dukagjinit, që jemi dëmtuar në dy ndeshjet kampionale”, u shprehë ai.

Arifaj edhe mbrëmë në “Dueli Sportiv”, u shprehë se klubi i Istogut nuk bën asnjëherë matematika. Ai u tha se më këtë referim edhe donatorët po dëshpërohen.

“Nëse ai ishte përjashtuar në minutën e 60-të me kartonin e dytë të verdhë, ne ndoshta do të kishim fituar edhe do i kishim bërë 42 pikë. Istogu matematika nuk njeh. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Ne kur jemi nisur për të shkuar në Gjakovë për të luajtur kundër Vëllaznimit, unë i dëgjojsha njerëzit duke thënë ‘Istogut ka me humb atje se Vëllaznimit i duhet’. Jo ne nuk hyjmë në matematika, ne shkuam dhe fituam. Po ashtu edhe në ndeshjen kundër Malishevës. Isha në një seminar në Prishtinë dhe një koleg i imi më tha ‘Dëgjova se Malisheva fiton në Istog’. Klubi ynë është shoqëri aksionare. I thash se edhe nëse ja mbush dhomën me pare, lojën nuk ta lëshon, nuk merret ai me këtë punë, matematika nuk njeh. Ne e mposhtëm Malishevën 3:0.”

“Në të kaluarën nuk kemi dal në opinion shumë për të kritikuar referët, as ekipet kundërshtare, as asgjë. Istogu nëse e meriton duhet të hyjë në Superligë. Me këtë mënyrë edhe donatorët janë duke u ftohur. A e dini se presidenti i klubit, Faton Bytyqi, çdo javë Bruksel-Istog vjen për ta parë lojën dhe kanë shpenzime marramendëse brenda klubit. Ne i bëjmë thirrje organeve të Komisionit për Delegimin e Referëve që me pas parasysh se ata referë kur t’i dërgojnë, ne e dimë se referi gabon edhe pa qëllim, por me qëllim kur shihet… i ka pasur mbi 15 rreth 16 metërshit. Le të referohet drejt, kanë fitu ua japim dorën. Në Istog nuk ndodh askush me të kërcënu, kurrë nuk ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur dhe jam krenar që jam prej qytetit të Istogit”, u shprehë Arifaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat