Ambasadori Pllana takohet me lojtarët e Kombëtares së Kosovës, ky është mesazhi i tij 

Futboll

Ambasadori Pllana takohet me lojtarët e Kombëtares së Kosovës, ky është mesazhi i tij 

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:38
Ambasadori Pllana takohet me lojtarët e Kombëtares së Kosovës, ky është mesazhi i tij 

Ambasadori i Republikës se Kosovës ne Sofje Delfin Pllana  i shoqëruar nga diplomatet  Bujar Deskaj e Bekim Misini kanë vizituar ekspeditën e Kombëtares së Kosovës në futboll grup-mosha U-17 e cila në ditët ne vijim do të zhvillojë dy ndeshje më moshatarët e Bullgarisë. 

Ambasadori Pllana në prani të futbollistëve, duke i dhuruar flamurin shtetërorë, nënkryetarit të FFK-së  Agim Dibrani, përzgjedhësit Arsim Abazi dhe menaxherit të ekipit Genc Mustafa  ka thënë se paraqitjet e mira të sportistëve janë imazhi dhe përfaqësimi më i mirë që i bëhet Kosovës në arenën ndërkombëtare. 

Ai ka uruar shtabin teknik dhe lojtarët për dy ndeshjet në vijim dhe njëkohësisht ka falënderuar institucionet Bullgare, respektivisht  Federatën e Futbollit për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet respektive të Kosovës.

Image

Më këtë rast, në Ambientet e Federatës së Futbollit të Bullgarisë në “Boyana” është zhvilluar edhe një takim në mes përfaqësuesve të Ambasadës, shtabit teknik të përfaqësueses se Kosovës dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë Mihajl Kasabov.

Në këtë takim Ambasadori Pllana ka falënderuar z. Kasabov për pritjen duke vlerësuar se ndeshjet miqësore janë treguesi më real për miqësinë në mes dy popujve dhe vendeve. Poashtu edhe nënkryetari i FFK-së Dibrani, duke vlerësuar gatishmërinë e palës bullgare për këto dy ndeshje ka falënderuar kryetarin Kasabov  për pritjen e ngrohtë që u është ofruar atyre dhe djelmoshave të përfaqësueses U-17. 

Image

Ndërkaq, kryetari Kasabov duke ju uruar mirëseardhje përfaqësuesve të Kosovës është shprehur i lumtur për bashkëpunimin në mes dy federatave duke theksuar se janë të gjitha parakushtet që ky bashkëpunim të thellohet në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat