Chelsea dhe Manchester City ndeshen në Wembley!

Futboll

Chelsea dhe Manchester City ndeshen në Wembley!

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:07
Chelsea dhe Manchester City ndeshen në Wembley!

E shtuna e futbollit në Supersport nuk është vetëm Kategoria Superiore, pasi sot në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe sfida të Serie A, Bundesligas dhe FA Cup.

Pikërisht  në Kupën e Anglisë luhet edhe sfida më interesante e ditës. Në Ëembley Chelsea do të sfidojë Manchester City-n në një ndeshje ku do të përcaktohet finalistja e parë e këtij edicioni. Skuadra e Pep Guardiolës është favorite për të avancuar më tej ndërkohë që të dyja skuadrat vinë në këtë sfidë pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions-it.

Citiziens synojnë të bëjnë poker trofesh në këtë sezon dhe deri tani i kanë të gjitha kartat në rregull për t’ia dalë ndërkohë që Chelsea shikon te FA Cup mundësinë e vetme për të fituar diçka në këtë edicion pasi në Champions misioni është shumë i vështirë për të mos thënë i pamundur.

Parashikohet një duel i zjarrtë në mitikun Ëembley sot pasdite në orën 18:30 kjo edhe për faktin se luajnë dy nga skuadrat që kanë fituar më shumë në Angli në 5 vitet e fundit. Në Serie A mungojnë duelet e skuadrave të mëdha, teksa vëmendjen më të madhe e merr takimi mes Sassuolos dhe Fiorentinës ndërkohë që një përballje direkte për mbijetesën është ajo mes Cagliarit dhe Parmës.

Në Gjermani në orën 15:30 Bayerni do të ketë mundësinë ideale për të vrarë përfundimisht kampionatin pasi në rast suksesi ndaj ujqërve do ta thellonte në +7 avantazhin ndaj Leipzig, 5 javë para fundit të sezonit. Në orën 18:30 në kanalin Eurosport 2 do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Bayer Leverkusen dhe Koln.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat