Gazetari italian zbulon prapaskenat, tregon se kur pritet të marrë vendim UEFA me klubet e Ligës së Kampionëve dhe Europa League

Futboll

Gazetari italian zbulon prapaskenat, tregon se kur pritet të marrë vendim UEFA me klubet e Ligës së Kampionëve dhe Europa League

Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:39
Fabrizio Romano

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka raportuar se UEFA së shpejti do të marrë vendim në lidhje me klubet që janë përfshirë në krijimin e Superligës Evropiane, e që akoma janë në garë për të fituar Champions Leaguen apo edhe Europa Leaguen.

Romano thotë se vendimi për këto klube do të merret në ditët e ardhshme, ndërsa shton faktin se presidenti i UEFA’s, Ceferin dëshiron përjashtimin e tyre (City, Chelsea, Real Madrid, Manchester United dhe Arsenal).

Vendimi i UEFA-s në lidhje me gjysmëfinalet e UCL dhe UEL do të merret në ditët e ardhshme pas takimit me ekipin ligjor.

Ata do të vendosin nëse do të përjashtojnë City, Chelsea, Real, Man Utd, Arsenal.

Ceferin dëshiron t’i përjashtojë ekipet sa më shpejt të jetë e mundur. NUK është vendosur – varet nga ekipi ligjor”, shkruan Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat