Manchester City - Tottenham, sot zhvillohet finalja e kupës Carabao

Futboll

Manchester City - Tottenham, sot zhvillohet finalja e kupës Carabao

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:05
Manchester City – Tottenham, sot zhvillohet finalja e kupës Carabao

Manchester City do të përballet kundër Tottenham Hotspur sot në kuadër të finales e Kupës Carabao.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është kampione në fuqi e kësaj gare, teksa sot e kërkon trofeun e pare të këtij sezoni.

“Qytetarët” kanë fituar Kupën Carabao tri vitet e fundit (2017/18, 2018/19 dhe 2019/20).

Në anën tjetër, Tottenham Hotspur e kërkon për herë të pestë trofeun e kësaj gare.

Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin anglez John Stones, kurse sulmuesi më i mirë anglez Harry Kane është në dyshim për ndeshjen e sotme.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” me fillim prej orës 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat