Manchester United do të presë në mbrëmjen e nesërme Romën

Futboll

Manchester United do të presë në mbrëmjen e nesërme Romën

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:35
Manchester United do të presë në mbrëmjen e nesërme Romën

Manchester United do të presë në mbrëmjen e nesërme Romën teksa në lojë është gjysmëfinalja e Europa League.

"Djajtë" janë favoritë për të fituar kompeticionin, megjithatë italianët do të mundohen t’ia bëjnë jetën e vështirë dhe ashtu siç thekson Paul Pogba, kundërshtarët nuk do të shkojnë në Angli për t’u argëtuar. Mesfushori francez shprehet ndër të tjera se Europa League është trofeu i fundit që ka fituar me Manchesterin dhe kërkon të triumfojë sërish në këtë kompeticion, transemton "Vip Sport".

“Është një ndeshje e madhe, ne e kemi nisur këtë kompeticion me mentalitet fituesi dhe kështu duhet të vazhdojmë me objektivin për të fituar kupën.

Sigurisht, edhe Roma kërkon fitoren dhe nuk ka ardhur për t’u argëtuar, por duhet të tregojmë dëshirë më të madhe. Europa League është trofeu i fundit që kam fituar me Junajtid dhe dhe dua ta përsëris. E mbaj mend finalen në herë e kaluar pasi edhe kam shënuar”, u shpreh Pogba..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat