Manchester City +13 pikë

Futboll

Manchester City +13 pikë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:07
Manchester City +13 pikë

Sot Manchester City mund të shpallet kampion në Premierligë dhe të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Interi, por kjo nuk varet nga ta, të paktën në këtë xhiro.

“Citizens” fituan dje 0:2 ndaj Crystal Palace dhe me rezultat të njëjtë fituan edhe “Nerazzurët” ndaj Crotones.

Tani, Manchester City ka 80 pikë, 13 më shumë se Manchester United që e luan sot ndeshjen ndaj Liverpoolit. Në rast humbjeje, Manchester City edhe matematikisht do të shpallet kampion i Premierligës.

Interi në anën tjetër aktualisht ka 82 pikë, 14 më shumë se Atalanta. Nëse Atalanta sot humb ose barazon ndaj Sassuolos, Interi do ta fitonte titullin e Serie A duke e shuar mbretërimin 9-vjeçar të Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat