Arsenali gjunjëzon rivalin e kryeqytetit, Xhaka vetëm 12 minuta

Futboll

Arsenali gjunjëzon rivalin e kryeqytetit, Xhaka vetëm 12 minuta

Nga: K.Goca Më: 19 maj 2021 Në ora: 21:56
Arsenali gjunjëzon rivalin e kryeqytetit, Xhaka vetëm 12 minuta

Arsenali shpërthen në çastet e fundit, e gjunjëzon me rezultat 3:1 rivalin e kryeqytetit, Crystal Palace, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Selhurst Park” në Londër. 

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, u paraqit në 12 minutat e fundit.

Në minutën e 35-të, Pepe shënoi për Arsenalin, por në pjesën e dytë vendasit barazuan me golin e Bentekes (62’). 

Në minutën e fundit (90+1) Martinelli  dhe në atë të 90+5 Pepe shënojnë për fitoren e madhe të “Topçinjve’.

Pas javës së 37-të në Premier League, Arsenali renditet në vend të nëntë me 58 pikë dhe Crystal Palace është i 13-ti me 44 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat