Sulmuesi shqiptar shënon gol në Mal të Zi

Futboll

Sulmuesi shqiptar shënon gol në Mal të Zi

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:55
Sulmuesi shqiptar shënon gol në Mal të Zi

Ndue Mujeci luan për skuadrën e Jezero në kampionatin e Malit të Zi.

Sulmuesi shkodran i ka mahnitur të gjithë me një supergol të shënuar ndaj Buduçnostit, shkruan Gazeta Olle.

28 vjeçari aktivizohet me skuadrën e Jezero, me të cilët ditën e djeshme ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat ndaj Buduçnostit, në ndeshjen që këta të fundit triumfuan 3-2.

Mujeci shënoi golin e parë për Jezero në minutën e 24-t të takimit. Goli i shënuar nga shkodrani ishte me të vërtetë i çmendur, me lojtarin që lëshon një gjuajtje me të djathtën dhe topi pasi merr një trajektore të çuditshme përfundon në fundin e rrjetës.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Buducnostit 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat