Gjermania dhe Franca, kërcënim për kampionin në fuqi të Evropës

Futboll

Gjermania dhe Franca, kërcënim për kampionin në fuqi të Evropës

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 17:56
Ronaldo

“Nuk ia vlen të premtosh fitimin e trofeut apo të bëjmë parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të luajmë çdo ndeshje për ta fituar.”

Këto janë fjalë të Cristiano Ronaldos, “yllit” të përfaqësueses së Portugalisë, kampiones në fuqi, në prag të Kampionatit Europian. Ai thekson se është i motivuar si në vitin 2004, kur luajti turneun Europianin e parë me përfaqësuesen e tij.

“Pritshmëritë janë të mëdha, ne kemi fituar dy tituj shumë të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell përgjegjësi. Ne gjithmonë luajmë për të fituar”.

Kampionët në fuqi do të ballafaqohen në grup dy kundërshtarë të kalibrit më të lartë, siç janë Gjermania dhe Franca.

“I respektojmë të gjitha ekipet kombëtare. Jemi në fazën finale të një Kampionati Europian, nuk ka ndeshje të lehta. E pres këtë Europian si të ishte i pari për mua. Ndihem po aq ose më i motivuar se në vitin 2004, ne jemi kampionë në fuqi dhe përsëri jemi ndër kandidatët për suksesin përfundimtar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat