​Portugali – Gjermani, sfidë tejet e rëndësishme në Grupin F, formacionet zyrtare

Futboll

​Portugali – Gjermani, sfidë tejet e rëndësishme në Grupin F, formacionet zyrtare

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:58
​Portugali – Gjermani

Grupi F i cili që nga fillimi u cilësua si grupi i vdekjes, ashtu edhe po konfirmohet të jetë pas ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.

Franca, Portugalia, Gjermania dhe Hungaria janë duke luftuar kokë më kokë për dalje nga ky grup dhe rruga nuk është aspak e lehtë për këto skuadra.

Nga ora 18:00 në stadiumin “Allianz Arena” në Munih ballafaqohen Portugalia dhe Gjermania me këtë të fundit që nuk ka mbledhur ende asnjë pikë për shkak të humbjes në ndeshjen e parë kundër Francës.

Portugalia nga ana tjetër ka tri pikë pas e mposhti Hungarinë me rezultat 3-0 në sfidën e parë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Portugali: Patricio, Guerreiro, Pepe, Diaz, Semedo, Carvalho, Pereira, Fernandes, Silva, Ronaldo, Jota

Gjermani: Neuer, Rudiger, Ginter, Hummels, Kimich, Havertz, Kroos, Gnabry, Gosens, Gundogan, Muller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat