Fatmir Namani - sportist i Gjeneratës së Republikës, flet për Ertan Xhihiqin, Arbon Deskun dhe problemet me regjimin serb  

Futboll

Fatmir Namani - sportist i Gjeneratës së Republikës, flet për Ertan Xhihiqin, Arbon Deskun dhe problemet me regjimin serb  

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2021 Në ora: 20:25
Fatmir Namani

Sportistët shqiptarë sakrifikuan shumë në vitet e 90-ta (1991-1999) për të mirën e sportit të Kosovës dhe në anën tjetër iu kundërvunë fuqishëm pushtuesit serb.

Fatmir Namani i takon Gjeneratës së Republikës, ndër futbollistët me të shquar, duke luajtur me sukses për Prishtinën, Besianën, 2 Korrikun e Prishtinës, Kosovën e Prishtinës etj.     

Namani ka qenë i gjithanshëm, një periudhë si sulmues tipik (numër 11-të) nga ana e majtë dhe një kohë sulmues i djathtë, pastaj mbrojtës ofensivë.

Image

Fatmir Namani, i pari në të djathtë te Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, foto gjatë viteve të 90-ta 

Si shumë sportistë edhe Namani ishte halë në sy për regjimin serb. Ai kurrë nuk u ndal por dha gjithçka nga vetja për futbollin dhe shtetin e Kosovës.  

A ju kujtohet ndonjë kërcënim nga milicia serbe?

“Po, një herë në fshatin Miradi dhe një herë në fshatin Bellaqevc, kemi ikë me tesha në dorë. Disa i kanë zënë. Po edhe në Dumnicë kur kemi luajt me Besianën, na kanë penguar por e kemi zhvillu lojën. 

Më kujtohet finalja e Kupës së Kosovës, në Dumnicë, i ndjeri Fehmi Agani, ia ka dorëzuar kupën Fadil Berishës.  

Pastaj një lojë spektakolare në Hogosht, kur ishte ndeshja për titull kampioni, unë isha në bankën rezervë së bashku me Beselicën, edhe gjatë bisedës i thash me hy unë e kryej lojën dhe në ndërrimin e fundit hyra, minuta e 90-të dhash gol pas një krosimit të Ynall Durakut dhe Prishtina u bë kampion. 

Dhe gjatë tërë rrugës simpatizuesit na kanë kënduar në autobus. 

Por në kthim, policia na ka ndalu dhe me autobus na ka çuar në stacion deri në mesnatë na kanë mbajt aty”, tregon Namani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai tha se një njeri që i dha shumë futbollit, është edhe sponsori i asaj kohe Ertan Xhihiqi. 

“Xhihiqi na ka dërguar në Izmir në atëkohë me Besianën dhe aty kam shënuar gol nga 25 metra

Ertan Xhihiqi me Besianën shumë na ka ndihmuar, shumë ka japë”, tregon Namani. 

Më tej ka përmendur edhe disa futbollistë. 

“Keçi dhe Berisha luanin futboll të vogël në Podujevë. Nënkryetari Zymer Zeqiri me disa të kryesisë së klubit (vër. jonë Prishtina), na zunë në Podujevë duke luajtur për një ekip Vojaxhit dhe familja Islami sponsor, na dënuan me nga 500 marka. Për herë të parë e them publikisht.

Atëherë anëtar i kryesisë, Arbon Desku, na i ka kompensuar ato para”, tha Namani. Ish futbollisti, është krenarë që i takoi gjeneratës së sakrificës, që së bashku me mijëra sportistë luajtën në fusha dhe salla të improvizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat