Media ‘Thisisanfield’: Shaqiri do t'i bashkohet kësaj skuadre

Futboll

Media ‘Thisisanfield’: Shaqiri do t'i bashkohet kësaj skuadre

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2021 Në ora: 13:20
Media ‘Thisisanfield’: Shaqiri do t'i bashkohet kësaj skuadre

Futbollisti Xherdan Shaqiri po i jep fund Liverpoolit, ka rënë dakord me skuadrën e Ligue 1, Lyon.

“29-vjeçari ka qenë lojtar i dobishëm i skuadrës që kur mbërriti nga Stoke në vitin 2018.

Në 63 paraqitje për klubin, Shaqiri ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë nëntë asistime, vetëm 25 herë si titullar”, shkruan mes të tjera “thisisanfield”.

“Pavarësisht se shprehu dëshirën e tij për t'u bashkuar me Lazion në Serie A, duke thënë se ai do të ishte "i nderuar" të luante për Maurizio Sarri, Shaqiri tani do të bashkohet me Lyonin”, shkruan “thisisanfield”.

Marrëveshja është rreth 75,000 funte në javë, shkruan më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat