Gjermania shënon fitore të thellë në Reikjavik

Futboll

Gjermania shënon fitore të thellë në Reikjavik

Nga: K.Goca Më: 8 shtator 2021 Në ora: 22:44
Gjermania shënon fitore të thellë në Reikjavik

Gjermania vazhdon me fitore në grupin J të garës kualifikueseve për Kampionatin Botëror - Katari 2022. 

Islanda përjetoi debakël 4:0 në Reikjavik nga superfuqia botërore.  Futbollistët Gnabry (4'), Rudiger (24'), Sane (56'), Werner (89’)shënuan për fitoren e thellë të Gjermanisë.

Gjermanët pas fitores në udhëtim me 2:0 ndaj Lihteshtejnit, pastaj si vendas me 6:0 kundër Armenisë, sonte e deklasuan me 4:0 Islandën. 

Gjermania kryeson me 15 pikë, duke lënë pas Armeninë me 11, ndërsa Islanda renditet në pozitën e pestë me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat