Prishtina ‘nokautohet’ në Skenderaj

Futboll

Prishtina ‘nokautohet’ në Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 18:02
Prishtina ‘nokautohet’ në Skenderaj 

Prishtinës nuk po i shkon starti i kampionatit, në tre ndeshje ka vetëm një barazim dhe dy humbje.

Drenica ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër kampionit në fuqi Prishtinës, në ndeshjen e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina nga minuta e 38-të, mbetet me një lojtar me pak, Erando Karabeci përjashtohet me karton të kuq. 

Denisson (9') e Baton Zabërgja (63') shënuan për Drenicën.

Në minutën e 73-të, Oto John shfrytëzon gabimin e mbrojtjes vendase dhe ngushton rezultatin në 2:1. 

Drenica është në vend të dytë me 7 pikë, ndërsa Prishtina renditet në pozitën e 8-të me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat