Vdes ish futbollisti shqiptar! Trajneri i Kosovës: Zoti sot vendosi që ai të ndahet fizikisht nga ne

Futboll

Vdes ish futbollisti shqiptar! Trajneri i Kosovës: Zoti sot vendosi që ai të ndahet fizikisht nga ne

Nga: K.Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 21:07
Majtas i ndjeri Ridvan Imeri dhe djathtas Fetah Veliu

Lajm i hidhur, vdes ish futbollisti Ridvan Imeri. Një lajm i rëndë për Kumanovën dhe në përgjithësi komunitetin e sportit e më gjerë. 

Fetah Veliu, aktualisht trajner i futbollit në Kosovë, me pikëllim të thellë komunikon lajmin e trishtë! Ish futbollist i skuadrës nga Gjilani në vitet e 80-ta, siç quhej atëkohë Cërvena Zvezda, e cila garonte në ligën e dytë ish jugosllave. 

“R.I.P. Ridvan- Riki Imeri.

Një lajm i hidhur dhe i trisht, ndahet nga jeta ish bashkëlojtari im të KF Kumanova dhe i shumë klubeve të Kosovës, dhe njeherit miku im kumanovar dhe legjenda e futbollit kumanovar Ridvan - Riki Imeri!

Një mik, një njeri që ishte i dashur, i afërt, human dhe mbi gjithash atdhetar, i cili asnjëherë nuk u nda nga miqtë, nga futbolli, por Zoti sot vendosi që ai të ndahet fizikisht nga ne, por gjithmonë në kujtime do të mbetet madhështia dhe vlera e tij e lart humane, sportive, shoqërore dhe kombëtare! 

I përjetshëm kujtimi dhe vepra e Ridvan- Riki Imeri!”, ka shkruar Veliu në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat