Ronaldo shënon, Manchester Utd importon tre pikë nga Londra 

Futboll

Ronaldo shënon, Manchester Utd importon tre pikë nga Londra 

Nga: K.Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 17:02
Ronaldo shënon, Manchester Utd importon tre pikë nga Londra 

Dy gola u shënuan në 45 minutat e parë, njëri nga ana e vendasve e tjetri nga mysafirët. 

Në fund të pjesës së dytë u shënua edhe një gol dhe u vendos epilogu.

Ballafaqimi mes West Ham dhe Manchester Utd përfundoi me fitoren e mysafirëve (1:2).

Cristiano Ronaldo edhe në ndeshjen e dytë shënon në Premier League, i cili është goli i tretë në fanellën e “Djajve të kuq”.

Në minutën e 30-të, futbollisti Benrahma kalon në epërsi West Hamin.

Epërsia nuk zgjati shumë, vetëm pesë minuta kur Cristiano Ronaldo nga afërsia realizon për 1:1 pikërisht në minutën e 35-të.

Në minutën e 89-të, Lingard shënon për fitoren e madhe të Manchester Utd. 

Në minutën e 90+5, Noble dështon nga penalltia, duke lëshuar rastin e artë që të barazoi rezultatin. Noble erdhi nga stoli në kohën shtesë, posaçërisht për të goditur nga penalltia, por De Gea e lexoi goditjen e tij dhe u hodh në krahun e majtë për ta larguar topin.

West Ham pëson humbjen  e parë, e cila renditet në vend të tetë me 8 pikë dhe Manchester Utd është në të dytin me 13 pikë, sa ka edhe lideri Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat