Miki Grbavçeviç pjesë e KB “Junior 06”

Futboll

Miki Grbavçeviç pjesë e KB “Junior 06”

Nga: V. B. Më: 21 shtator 2021 Në ora: 21:28
Miki Grbavçeviç pjesë e KB “Junior 06”

Pas paralajmërimit për mundësinë e ardhjes së trajnerit të njohur malazez, sot kjo u zyrtarizua.

Trajneri Grbavçeviç dhe drejtuesit e KB “Junior 06” kanë arritur marrëveshjen për një kohë të pacaktuar.

Trajneri malazez do të angazhohet në ngritjen e cilësisë së lojës dhe të lojtarëve, ndërkohë angazhimi i tij do të përqëndrohet edhe në punën individuale me talentet e shumta të këtij klubi.

“Ardhja e këtij eksperti do të thotë shumë jo vetëm për klubin tonë, por edhe për qytetin e Prizrenit. Do të kemi ngritje të cilësisë tekniko-taktike të lojës, sukses në garat që na presin dhe punë e cilësi për individë…” ka thënë drejtori i KB “Junior 06”, Ramush Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat