Një tifoz francez: Shaqiri tani është më i madh se Messi!

Futboll

Një tifoz francez: Shaqiri tani është më i madh se Messi!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2021 Në ora: 14:19
Një tifoz francez: Shaqiri tani është më i madh se Messi!

Ylli i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, me prejardhje nga Kosova, shënoi golin e tij të parë për Lyonin, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Troyes-in.

Me një goditje të fortë nga rreth 9-10 metra nën traversë, Xherdan Shaqiri festoi golin e parë për klubin e tij të ri Lyon në ndeshjen e tij të tretë në ligë. 

“Shaqiri tani është më i madh se Messi sepse ai ka shënuar më shumë gola këtë sezon”, shkruan një tifoz i Lyonit.

L'Équipe i dha Shaqirit vlerësimin më të mirë nga të gjithë 22 lojtarët. Gazeta sportive e vlerësoi me notën 7 nga 10 maksimalja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat