Ndeshje e çmendur, Manchester City fiton me 6:3

Futboll

Ndeshje e çmendur, Manchester City fiton me 6:3

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 17:51
Ndeshje e çmendur, Manchester City fiton me 6:3

Ndeshja si e çmendur në stadiumin “Etihad”, ku Manchester City fiton me rezultat 6:3 ndaj Leicester Cityt.  

City avancoi me 4:0, ngushtohet në 4:3 dhe fiton me 6:3.

Lojë për mbamendje, me emocione të mëdha, e gati Leicester City bëri mrekullinë.

Për Cityn shënuan De Bruyne (5'), Mahrez (14'-nga penalltia), Gundogan (21'), Sterling (25'-nga penalltia e 87’), Laporte (69') dhe për Leicester Cityn realizuan Maddison (55'), Lookman (59') e Iheanacho (66'). 

Pas javës së 19-të në Premier League, Manchester City kryeson me 47 pikë e Leicester City është në të nëntin me 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat