Manchester City nis sulmin

Futboll

Manchester City nis sulmin

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:27
Manchester City nis sulmin

Erling Haaland është në “radarët” e Manchester City.

Guardiola dëshiron ta marrë sulmuesin e datëlindjes 2000 në Premier League qysh verën e ardhshme. Sipas raportimeve të “Marca”, në fakt, “qytetarët” i kanë nisur kontaktet me agjentët e yllit norvegjez prej disa kohësh për ta çuar atë në Britaninë e Madhe.

Për 21-vjeçarin, megjithatë ka një konkurrencë të madhe mes Real Madridit, Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City, të interesuar për shërbimet e bomberit nordik. Mësohet se Haaland do të donte të largohej nga Bundesliga dhe Borussia Dortmund, por jo për të luajtur me “qytetarët”.

La Liga dhe Real Madridi janë në krye të listave të dëshirave të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat