Manchester City - Tottenham, derbi anglez

Futboll

Manchester City - Tottenham, derbi anglez

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 18:09
Manchester City - Tottenham, derbi anglez

Manchester City do të përballet me skuadrën e Totenhemit në Premier Ligë për sfidën e javës së 26-të, në “Etihad Stadium”. Pep Guardiola nuk i ka kursyer elozhet për rivalin e tij, Antonio Konte, përpara sfidës së fundjavës.

Në konferencën e dhënë nga tekniku italian, ai citoi se Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Spanjolli reagoi menjëherë duke thënë, duke i kthyer elozhet.

“Faleminderit shumë, por unë nuk jam.

Kam mësuar shumë duke parë ekipet e tij. Ato përherë japin 100% kur futen në fushë.

Ai ka bërë gjëra të mëdha me Juventusin, Interin dhe Çelsin. Ka ndryshuar shumë gjëra, sa që dhe kombëtarja italiane bëri shumë gjëra. Kam një respekt të jashtëzakonshëm për të. Ai e ka lënë shenjën e tij në këtë kampionat”, ishin fjalët e Guardiolës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat