Lajm i hidhur, vdes ish futbollisti i njohur i Kosovës! Ademi: Erolli ishte punëtor i madh sportiv

Futboll

Lajm i hidhur, vdes ish futbollisti i njohur i Kosovës! Ademi: Erolli ishte punëtor i madh sportiv

Më: 19 mars 2022 Në ora: 11:06
Ademi: Erolli ishte punëtor i madh sportiv

Lajm i hidhur, vdes ish futbollisti i njohur i Kosovës, Eroll Krasniqi,

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është i pikëlluar thellë me ikjen e hershme në amshim të Krasniqit, që dha shumë për futbollin.

"Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Eroll Krasniqi, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella për humbjen e më të dashurit tuaj dhe mikut tonë.

Kontributi i Erollit për futbollin ishte i madh dhe i vlerësuar nga të gjithë, veçmas në rajonin e Dukagjinit, ku ai spikati me lojëra atraktive në fanellën e KF Besa.

Ai u shqua për korrektësi maksimale në fushën e gjelbër, teksa në vazhdimësi kontribuoi që tek të rinjtë pejanë ta transmetojë dashurinë për futbollin.

Erolli ishte punëtor i madh sportiv, mik i jashtëzakonshëm e i respektueshëm dhe personalitet me vlera të larta, andaj si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente të vështira për ju, bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj, teksa lutemi që shpirti i tij të pushojë në paqe!", shpreh ngushëllime Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat