Deschamps i mërzitur me tifozët francezë: Këta njerëz nuk janë tifozë, nuk vlejnë asgjë

Futboll

Deschamps i mërzitur me tifozët francezë: Këta njerëz nuk janë tifozë, nuk vlejnë asgjë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 10:47
Didier Deschamps

Didier Deschamps ka thënë që ata që janë tallur me Jonathan Clauss në debutimin e tij të plotë me Francën kundër Afrikës së Jugut nuk janë tifozë dhe se mendimi i tyre nuk është i vlefshëm.

Clauss debutoi mbrëmë me Francën në fitoren e thellë 5:0 kundër Afrikës së Jugut, katër ditë pasi që u aktivizua për herë të parë me kombëtaren si zëvendësues kundër Bregut të Fildishtë, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, fitorja the paraqitja tejet e mirë e Francës ishte nën hijen e reagimeve që Clauss morri nga një sektor i tifozëve të kombëtares së tij.

Mbrojtësi 28 vjeçar u fye në stadiumin “Pierre-Mauroy”, i cili është stadium i skuadrës së Lens, ku kjo e fundit është rival i përbetuar i Lille, ndërsa trajneri Deschamps e ka lavdëruar mbrojtësin e krahut për mënyrën se si reagoi drejt këtyre fyerjeve.

“Doja që ai të ndihej sa më rehat që ishte e mundur, kështu që jam tejet i pakënaqur me atë që ndodhi. Kjo gjë është kundër asaj që skuadra e Francës është, por nuk e ndaloi atë që të rikthehet më i fuqishëm. Ata të cilët protestonin me fishkëllima, kjo gjë u zhduk pas asaj që ai bënte në fushë”, tha Deschamps.

Deschamps u pyet nëse ky incident do të ndikonte që Franca të zhvillojë ndeshjet jashtë “Stade de France”, ku përgjigja e tij ishte negative.

“Fakti që ne jemi duke folur për këtë gjë, edhe nëse do të ishin një numër i pakët i tifozëve, i inkurajon ata ta bëjnë këtë gjë. Nuk duhet të trajtohet si temë, nuk ka vend për atë lloj të sjelljeve në stadium. E kuptoj që ka rivalitet mes klubeve, por këtu jemi me skuadrën e Francës”, tha Deschamps.

Franca mbrëmë e shkatërroi Afrikën e Jugut duke e mposhtur si vendas me rezultat 5:0, ku Mbappe shënoi dy gola, ndërsa me nga një gol kontribuuan Giroud, Ben Yedder dhe Guendouzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat