Esat Mehmeti ka disa pyetje për francezin: Portierët tanë shkëlqyen, për lojën e Paçaradës kemi nevojë!

Futboll

Esat Mehmeti ka disa pyetje për francezin: Portierët tanë shkëlqyen, për lojën e Paçaradës kemi nevojë!

Nga: K.G. Më: 30 mars 2022 Në ora: 18:12
Esat Mehmeti ka disa pyetje për francezin: Portierët tanë shkëlqyen, për lojën e Paçaradës kemi nevojë!

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur, ka fjalë të mëdha për paraqitjen e Kombëtares së Kosovës në dy miqësoret e fundit, në Prishtinë e deklasuan me 5:0 Burkina Fason dhe pastaj në Zurich barazuan 1:1 me Zvicrën e Xherdan Shaqirit, Granti Xhakës e Andi Zeqirit.

Mehmeti ka edhe disa pyetje për selektorin e ri të Kosovës, Alain Giresse, në lidhje me portierin Visar Bekajn, ish portier i Prishtinës, tani mbron për Tiranën.      

“Portierët tanë shkëlqyen, për lojën e Leart Paçaradës kemi nevojë! 

Pa dyshim një nisëm e mbarë e trajnerit nga Franca, Alen  Gieresse, Burkina Faso 5:0 dhe me Zvicrën 1:1. 

Si me lojë, angazhim e disiplinë lojtarët tanë meritojnë lëvdata. 

Mua më takon ti përgëzoi të dy portierët Ujkanin dhe  Muriçin . Me mbrojtje bravuroze ishin brilant. 

Me Samirin e analizuam  takimin ndaj Burkina Fason  (5:0), kësaj radhe Samiri ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me pak apo asnjë gabim. 

Kërkova nga ai të jetë më i zëshëm që zëri i tij të dëgjohet në tërë stadiumin , ta dirigjoi lojën në mënyrën e vet.
E ftojë Rashicën të dëgjoi këshillën time,  që sipas Milotit bile tepër po na bërtet! 

Po iu përgjigja Milotit nga kërkesat e portierit, je duke luajtur më mirë... 

Sa më zëshëm aq më të angazhuar e koncentruar do të jepni maksimumin.

Në takimin me Zvicrën në portë ishte  Muriçi . Edhe Aro mbrojti për mrekulli . Te pësimi i golit ishte gjysmak në dalje,  po të vazhdonte  pa ndalim në intervenim në këmbë do t’ia rrëmbente topin...

Tani, është i dukshëm stili dhe metoda e mbrojtjes tek këta dy portier. 

Në dalje përparësi ka Muriçi e në vijë Samiri... 

Gjithsesi trajneri nevojitet të analizojë lojën e kundërshtarit në sulm për të vendos cili portier duhet të startoi  në portë.

Analistët e shumtë me të drejtë i bënë pyetje trajnerit Giresse pse nuk iu dha as një minutazh  prej tërë grupit portierit të Tiranës (ish portier i Prishtinës) që po shkëlqen nē Kampionatin e Shqipërisë, Visar Beka.

Trajneri u përgjigj duke thënë se kur të kemi ndeshje miqësore do t’ia japim rastin Bekës...

E ndeshje miqësore nuk mund të ketë deri në vjeshtë! 

Mua aspak nuk më pëlqej mendimi i gabuar i trajnerit Giresse edhe pse Beka ishte i vetmit individ që nuk iu dha rasti!? 

Loja kundër Burkina Fasos ishte tepër e sigurtë kur rezultatin e kishim të lartë... A nuk ka mundur me e fut Bekën për 20/30 minuta në lojë?!

Zoti Giressse ka shumë shembujve që i di unë që ka ndodh që portierët e tretë kanë qenë titullar kryesor të kombëtareve (rasti i Spanjës me portierin Casillas, si portier i tretë duke u futur në lojë i mbron 3 penallti e shfaqet hero e më vonë llogaritet portieri më i mirë i kohës, po edhe ju duhet ti dini këto raste trajner.

Kur në qershor i kemi ndeshjet kualifikuese, a mund të jesh i sigurtë se do ti kesh të tretë portierët e tanishëm në dispozicion, bile duhet menduar për të katërtin apo edhe të pestin?

Më vjen keq edhe paraardhësit tënd Challendes që nuk ia dha as një minutë, po edhe ju që patët rastin ta shikon disa minuta në portë Bekën.

Në përgjithëso jemi tepër të kënaqur me paraqitjen e djemve tanë në këto dy takime. Vërehej një lojë ndrydhe nga e kaluara më balancuar në reparte dhe e barabartë me Zvicrën me sistemin e ri 4-3-3 

Ekipi vërtetë funksionojë për mrekulli ... nga ajo që më ra në sy mua, mungesa e topave të krosuar  e preciz nga ana e majtë munguan për lojën me kokë të adutit tonë Vedat Muriqi.

Pa vonesë duhet të vendoset në krahun e majtë lojtari më i mirë i St. Paulit Leart Paqarada, që këtë vit po shkëlqen në Gjermani”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat