Kur përmenden emrat e futbollistëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, padyshim se shkaktojnë frikë tek Serbia sidomos të përfaqësuesja e tyre.
E njohin fuqinë e lojës së dy yjeve nga Kosova, që luajnë për Kombëtaren e Zvicrës, frika është e padiskutueshme të mediat serbe dhe Serbia, për faktin se janë në Grupin G në Kampionatin Botëror, me Brazilin, Zvicrën dhe Kamerunin.
“Kombëtarja serbe e futbollit mësoi të premten se do të luajë sërish kundër Brazilit dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit.
Një grup thuajse identik si ai i Rusisë i vitit 2018 dhe ndryshimi i vetëm është se në Katar nuk do të jetë në grup Kosta Rika, por Kameruni ka zënë vendin e katërt.
Serbia ende i kujton mirë ndeshjet e Botërorit të kaluar, kombëtarja serbe në pjesën e parë kishte avantazh me golin e Aleksandër Mitroviqit dhe më pas pësoi dy gola.
Golashënuesit për Zvicrën ishin Granit Xhaka në minutën e 52-të dhe Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të, dhe nuk mbahet mend mënyra e diskutueshme se si ata i festuan golat”, shkruan media serbe “Kurir”.
"Pikërisht për shkak të atyre festimeve, gazetari zviceran “Blick” Andreas Boni, në prag të hedhjes së shortit tha se dëshira e tij e vetme për shortin ishte që vendi i tij të shmangte Serbinë, duke thënë se askush nuk ka nevojë për mesazhe nacionaliste.
Kujtojmë se kombëtarja e Zvicrës me lojtarët me origjinë nga Kosova treguan shqiponjën dykrenare shqiptare pas golave të tyre.
Të dy u gjobitën dhe bashkë me ta edhe kapiteni i atëhershëm Stefan Lichtsteiner, i cili për disa arsye iu bashkua shokëve të skuadrës duke treguar shqiponjën.
Të tre kërkuan falje për incidentin dhe theksuan se diçka e tillë nuk do të ndodhte më.
Megjithatë, ndodhi sërish...
Një nga ndeshjet e fundit para Kupës së Botës, Zvicra luajti kundër të ashtuquajturës kombëtare, Kosova (të mërkurën, më 29 mars) tri ditë para shortit.
Në tribunat e stadiumit të Lezigrund Zurich janë parë sërish provokime ndaj Serbisë dhe shfaqja e simbolit të përmendur nga tifozët e rinj që kishin me vete flamurin e një shteti imagjinar.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1. Golin për mysafirët e shënoi Rashica në minutën e 52-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e shënoi Lotomba në minutën e 61-të. Xhaka është ndërruar në minutën e 63-të, ndërsa Shaqiri është larguar nga fusha 12 minuta më vonë.
Zvicra pritet të luajë në Ligën e Kombeve gjatë verës”, shkarravit media serbe.