Ish-sulmuesi i Chelsea-t kritikon Lukakun: Nuk bën asgjë në fushë, po shpërdoron mundësitë

Futboll

Ish-sulmuesi i Chelsea-t kritikon Lukakun: Nuk bën asgjë në fushë, po shpërdoron mundësitë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 07:43
Romelu Lukaku

Ndonëse u rikthye me bujë verën e kaluar te Chelsea, Romelu Lukaku po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës dhe duket se ka humbur tërësisht dëshirën për të luajtur.

Ndaj Arsenalit qëndroi 60 minuta në fushë dhe u largua mes vërshëllimave të publikut londinez ndërsa së fundi është kritikuar edhe nga ish sulmuesi i Chelsea-t, Jimmy Floyd Hasselbaink.

“Ishte vërtetë një paraqitje zhgënjyese. Lukaku po shpërdoron mundësitë që po i jepen, pasi nuk lëviz, nuk kërkon topin dhe nuk sulmon hapësirat.

Është tërësisht statik, ndaj edhe nuk po shënon”, tha ish sulmuesi i Chelsea-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat